Epilog-Tasos Livadhitis
Ishte një djalosh i zbehtë.
Rrinte ndenjur në këmbësore.
Dimër. Mërdhinte.
“Ç’po pret?” – e pyes.
“Shekullin tjetër”, – më thotë.“Ku të shkoj”?
Unë për vete kam qenë përherë
një shitës endacak plaçkash të lashta,
por… kush blen më sot çadra nga përmbytjet e lashta?Pikturoj zogj dhe pres të fluturojnë.
Por një ditë nuk durova dot më.
“Më njihni mua?”- u thashë.
“Jo”, – më thanë.
Kësisoj u hakmora
dhe nuk e privova kurrë më veten
nga tingujt e largët.Këndoj siç këndon lumi.
Më vonë, në spitalin ku më shpunë me nxitim…
“Çfarë keni?” – më thanë.
“Unë? Asgjë, – u them. Më thoni vetëm pse na trajtuan
kësisoj”.Kam gjetur një mënyrë të bukur
për të fjetur në mbrëmje.
I fal të gjithë, një nga një.
Madje dëshiroj të shpëtoj njerëzimin,
por ai nuk do.Por sonte, sonte nxitoj
të flak tej çdo harresë
dhe në vendin e saj të vë
një anemonë të vogël.Zot, kam mëkatuar para teje,
ëndërrova gjatë
një anemonë të vogël.E kësisoj harrova të jetoj.
Veç, në të rrallë, me një marifet të fshehtë,
që e kam mësuar që në vegjëli,
jam kthyer në botën e vërtetë,
por atje askush nuk më ka njohur.Si mrekullibërësit që u dhurojnë
fëmijëve ëndrra gjithë ditën
dhe në mbrëmje kthehen
në trapazanët e tyre më të varfër edhe se engjëjt.
Ishim gjithë kohës në lëvizje.Vetëm kur na dashurojnë kthehemi për pak çaste
dhe kur njëri nuk vdes dot për tjetrin, jemi të vdekur.Ndihmë, ndihmë, ndihmë, ndihmë.
Fryn sonte, fryn.
Udhët ia krisin vrapit me nxitim, fryn,
poshtë urave, fryn,
brenda kitareve, fryn.Fryn sonte, fryn,
brenda kitareve, fryn.Jepma dorën, fryn,
Jepma dorën tënde.
Përktheu: Stefan Zhupa
Dy pika lot fëmijërorë në mes të shiut/Tasos Livadhitis
Tasos Livadhitis Ta pret mendja, duhej të kisha bërë më tepër kujdes, të paktën të kisha