Aromë mbrëmjesore–Tasos Livadhitis
Në ca raste vetmia bëhet e padurueshme,
formon atëherë një numër telefoni
qoftë sa për të dëgjuar një zë, pyet për dikë, i ke rënë “gabim”, të thonë
gabim ka qenë gjithçka, edhe rrugët ku baritëm, edhe fjalët që thamë, edhe duart që shtrënguam…
Kur isha fëmijë fshihesha pas komosë, aty gjendej pafundësia,
por nuk nxinte askënd tjetër veç meje – ndaj ju them të mos kërkojmë më shumë – dhe më vonë, i rritur tanimë,
qëndroja pas xhamave dhe vështroja dritat e qytetit
kësisoj njoha të pashmangshmen e ndarjeve, – ç’do të mbesë pra,
ç’do të mbesë nga tërë ato pritshmëri, nga tërë ato rënkime?
Një emër dhe dy data të gdhendura në gur
dhe koha do t’i fshijë dalëngadalë.
Ikim të gjithë, pa mësuar gjë për njëri-tjetrin.
Përse? Kush e ka fajin?
Apo gjithçka ndodh për ndonjë arsye të fshehtë: ndoshta për një enigmë të pazgjidhshme apo për një ndëshkim?
Eh, ç’aromë të këndshme mban toka mbrëmjeve – oh, kotësi e hijeshuar e botës…Përktheu: Stefan Zhupa
Dy pika lot fëmijërorë në mes të shiut/Tasos Livadhitis
Tasos Livadhitis Ta pret mendja, duhej të kisha bërë më tepër kujdes, të paktën të kisha