Në mbrojtje të poetëve-Niels Hav

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Në mbrojtje të poetëve-Niels Hav

 

Çfarë të bëjmë me poetët?
Jeta është e ashpër me ta,
duken kaq mëshirues të veshur në të zeza,
lëkura e tyre, e mavijosur nga stuhitë e brendshme.

Poezia është një sëmundje e keqe,
rendje e shoqëruar me kokëçarje,
ulërimat e saj ndotin atmosferën si rrjedhjet
nga stacionet e energjisë atomike të mendjes, është psikopatike.

Poezia është një tirane,
I mban njerëzit zgjuar natën dhe prish martesat,
I tërheq njerëzit drejt kasolleve të shkretuara
në mesin e dimrit,
ku ata ulen të dëshpëruar duke i mbështjellë veshët
me shall të trashë.
Imagjinoni ç’torturë!

Poezia është flamë,
Me e keqe se gonorréa , neveri e vërtetë.
Por kuptoji poetët, është e zorshme për ta,
duroji poetët.
Ata bëhen histerikë sikur po presin binjakë.
Ata skërmitin dhëmbët edhe kur flenë,
hanë ushqime bajate dhe bar.
Ata rrinë jashtë nën erën e acartë me orë të tëra,
duke u torturuar për të gjetur metafora tronditëse.
Çdo ditë është e shenjtë për ta.

Oh, të lutem, ki mëshirë për poetët.
Ata janë të shurdhër dhe të verbër.
Ndihmoji kur i sheh të shtangur në trafik,
në ato pengesat e tyre të padukshme,
duke kujtuar çfarë u shkon ndër mend.
Herë pas herë ndonjë prej tyre ndalon,
të dëgjojë një sirenë të largët.
Trego konsideratë për ta.

Poetët janë si fëmijët e prapë,
të përzënë prej shtëpisë së tyre nga e tërë familja.
Lutu për ta,
ata kanë lindur të palumtur.
Nënat e tyre kanë qarë për ta,
kanë kërkuar ndihmën e mjekëve dhe avokatëve
derisa hoqën dorë,
nga frika se po prishen mendsh edhe ato.
Oh, qaj për poetët.

Askush s’mund t’i shpëtojë ata,
kërdisur me poezi si ata që fshehin lebrozën.
Ata janë të burgosur në botën e tyre të fantazisë,
një geto rrënqethëse plot me demonë
dhe fantazma hakmarrëse.

Kur dielli shkëlqen fort në një ditë të kthjellët vere,
ju shihni një poet të mjerë,
duke dalë nga shtëpia me këmbët që i kalamenden, i zbehtë,
si i ngritur nga varri dhe i shfytyruar nga mejtimet.
Vrapo dhe ndihmoje.
Shtrëngoja lidhëset e këpucëve, çoje në park,
ndihmoje të ulet në një stol,
nën diell, këndo pak për të,
bleji një akullore dhe tregoja një histori,
sepse ai ka shumë brenga.
Ai është tërësisht i rrënuar nga poezia.

 

Përktheu: Kujtim Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top