Letërsi/Përkthim/Tharm

Në mbrojtje të poetëve-Niels Hav

Në mbrojtje të poetëve-Niels Hav   Çfarë të bëjmë me poetët? Jeta është e ashpër me ta, duken kaq mëshirues të veshur në të zeza, lëkura e tyre, e mavijosur nga stuhitë e brendshme. Poezia është një sëmundje e keqe, rendje e shoqëruar me kokëçarje, ulërimat e saj ndotin atmosferën si rrjedhjet nga stacionet e… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Epilog-Tasos Livadhitis

Epilog-Tasos Livadhitis   Ishte një djalosh i zbehtë. Rrinte ndenjur në këmbësore. Dimër. Mërdhinte. “Ç’po pret?” – e pyes. “Shekullin tjetër”, – më thotë. “Ku të shkoj”? Unë për vete kam qenë përherë një shitës endacak plaçkash të lashta, por… kush blen më sot çadra nga përmbytjet e lashta? Pikturoj zogj dhe pres të fluturojnë.… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Ky shi sonte-Frederik Rreshpja

Ky shi sonte-Frederik Rreshpja Qerrja e shiut mbjell pellgje nëpër natë Dhe ikën pyjeve me vërtik. Qerrtari i zi nëpër kodra I bie vjeshtës me kamxhik.   Tërë verës portretet tona vareshin nëpër gjeth’, Edhe zëri im varej. Tani bromuri i argjendtë i diellit Tretet në shi i zbardhur.   Lëkundet qerrja e pikëlluar e… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Koha e humbun-Martin Camaj

Martin Camaj   Udhëtari, njeri i thjeshtë, as tepër i urtë, as poet, ndezi zjarmin e fikun në hinin djegë e përdjegë në votër. Zgjoi tingujt e ujit prej gjumit e preku rrezet e diellit në syzit e bimës në dritare. Diçka ish ndalë në ajër e priste në heshtje si shpatë për të rá.… … Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Muzikë

Unë jam ai hebreu i vogël që shkroi Biblën-Vështrim mbi një tekst të Leonard Cohen-it/Arbër Zaimi

   Arbër Zaimi Në këngën “The future”, kolonë zanore e filmit “Natural Born Killers”, poeti këngëtar, Leonard Cohen, e vë veten në rolin e fat-thënësit anonim (unë jam ai hebreu i vogël që shkroi Biblën – thotë). Rapsodi sheh në të ardhmen, larg apo afër, doemos një kataklizmë. Parasheh (ashtu si Yeats tek “The second… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dehuni – Charles Baudelaire

Dehuni – Charles Baudelaire   Duhet të jesh gjithnjë i dehur, kjo është çështja: Është e vetmja zgjidhje për të mos ndjerë barrën e tmerrshme të Kohës që të thyen shpatullat e të përkul përtokë, duhet të dehesh pareshtur. Me çfarë? Verë, poezi, virtyt, çfarë të duash, veç dehu! Dhe nëse ndonjëherë në shkallët e… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Avokati i ri-Franz Kafka

Franz Kafka Kemi një avokat të ri, doktor Buçefalusin. Pamja e tij ka pak ngjashmëri me epokën kur ai ishte kali i Aleksandrit të Maqedonisë; po rishtari e di çfarë të mendojë. S’ka shumë që pashë një fitues gjyqi, i cili me një shikim plot admirim, shikim admirues të një ndjekësi të vrapimeve me kuaj,… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Udhëzim mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e një zemre të thyer-Sueton Zhugri

Udhëzim mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e një zemre të thyer-Sueton Zhugri   Fërkim me lëng buzëqeshjeje të shtirur tre herë në ditë. Pastrim nga pluhuri i sikleteve të puthjeve të huaja në mëngjes e mbrëmje. Ndalim në mjedisin paramendor dhe ftohje të ndjeshmërisë së korridoreve shpirtërore. Vajisje me vaj moskokëçarje të valvolave të lumenjve të… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Mesditë maji-Rozafa Shpuza

Zakonisht në guidat turistike të qyteteve shkruhet për historinë e tyre, për kështjellat, kulinarinë, për mjegullën, liqenet, lumenjtë e detet.  Por unë mendoj se në guidën turistike të qytetit të Shkodrës duhet të përfshihet edhe poezia e Rozafa Shpuzës. Sepse kjo poezi mbështillet nga të gjitha aromat dhe ngjyrat e këtij qyteti dhe ti ndjen… … Keep Reading

Letërsi/Pse shkruaj?

Pse shkruaj?-Rozafa Shpuza

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigjia e radhës erdhi nga poetja Rozafa Shpuza. Vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Rozafa Shpuza Pse shkruej? Me i rrëfye dikujt pse shkruej asht njajtë si me rrëfye pse frymoj apo pse buzëqeshi, me rrëfye pse këndoj, pse vallzoj apo… … Keep Reading

1 77 78 79 80 81 191
Go to Top