Një Jetë e Vështirë me Kujtesë-Wisława Szymborska
Unë jam një audiencë e dobët për kujtesën time.
Ajo do që unë të ndjek zërin e saj pa pushim,
por unë nervozohem, shqetësohem,
dëgjoj dhe nuk dëgjoj,
dal jashtë, kthehem, pastaj largohem sërish.Ajo do gjithë kohën dhe vëmendjen time.
Nuk e ka problem kur unë fle.
Dita është një çështje tjetër që e mërzit.E paduruar, ajo u jep një të shtyrë letrave të vjetra,
nxit ngjarje po aq të rëndësishme dhe m’i kthen sytë nga pamjet e anashkaluara,
i popullon ato me të vdekurit e mi.Në tregimet e saj unë jam gjithmonë më e re.
Gjë që është e bukur, por pse gjithmonë e njëjta histori?
Çdo pasqyrë ka lajme të ndryshme për mua.Ajo zemërohet kur unë mbledh supet.
Dhe hakmerret duke tërhequr gabimet e vjetra, të rënda plumb, por të harruara lehtë.
Më sheh në sy, më heton reagimin.
Pastaj më ngushëllon, mund të shkonte më keq.Ajo do që unë të jetoj vetëm për të dhe me të.
Idealisht në një dhomë të errët, të mbyllur, por planet e mia kanë ende diellin e sotmë, re në zhvillim, rrugë në vazhdim.Ndonjëherë lodhem me të.
Sugjeroj një ndarje. Nga tani në përjetësi.
Pastaj ajo më buzëqesh me keqardhje,
sepse e di se edhe për mua ky do të ishte fundi.
Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew