Një herë të vetme-Klara Koli
Një herë të vetme
mbështillmë si afshi i erës,
si ledhatimi i vdekjes,
që të fluturoj mes flakëve të kësaj shkretëtire.Një herë të vetme,
mos e lër festën tonë përgjysmë,
dehu për çdo natë poshtë syve të mi,
qelizat e mia do fryheshin si tullumbace perle.Një herë të vetme,
vendose kokën mbi brinjët e mia të limonta,
puthma ballin mbi barin e lagësht,
më ndihmo të gjej shtegun përtej errësirës.Një herë të vetme lëri ndjenjat e tua
t’i vënë këmbët në tokë dhe të ecin,
mos e largo zemrën tënde nga çdo
gjë imja si të ishte farë bostani.Një herë të vetme,
gjej një gjysmë fjale, një nuancë shpirti
që e pëlqejnë të gjitha kohërat,
sinqeritet, guxim, empati ose s’di ç’ka tjetër
dhe plusko si gëzim i egër në të çarat e mia.Eja një herë të vetme,
merr një penel e ngjyej kockat e mia
me bojën e gjithë plazheve shkëmbore
dhe flake tutje orën e vjetër.
Me akrepat e saj skalit një pyll të mbushur
me fishekzjarret e zemrës sime.Eja një herë të vetme si burrë,
më duaj shumë, kjo mjafton.
Asnjë gjilpëre busulle s’do më gjejë,
do frymoj në një skaj të ri magnetik.Eja një herë në jetë,
Nuk do rrojmë sa karavidhet e detit,
çfarë më shumë se kaq ka kuptim?
Lutja/Klara Koli
Lutja/Klara Koli Në këtë kohë të athëtirtëmë ndih o qiell,merr peshqirin që than më mirë ujërat