NË KAFENENË BALLKANIKE-XHEVDET BAJRAJ
Në kafenenë ballkanike vdekja ndërroi tavolinën
i fishkëlloi vetë Zotit dhe porositi
masakër shqiptare të pjekur në zjarr shtëpishFemijët me nga një grusht plumba në gjoks
ikën në parajsë
mbetën vetëm varret e vockla të tyre
si farë e ndërgjegjes njerëzoreNë këtë natë të mbarsur me klithma
dhembja e ka shijen e shpëtimit të hidhur
murit të tejdukshëm të mëngjesit
kacavaren lulet e çelura të çmendjes

VERË E BARDHË RAHOVECI-Xhevdet Bajraj
VERË E BARDHË RAHOVECI-Xhevdet Bajraj Sa herë që binte në gjumë poeti një muzë e