Nga vëllimi poetik “Shtetrrethimi”-Mahmoud Darwich

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Nga vëllimi poetik “Shtetrrethimi”-Mahmoud Darwich

 

Një vrasësi

Sikur të kishe kundruar fytyrën e viktimës.

Mendo pak, do kishe parë nënën tënde në dhomën e gazit.

Do ishe çliruar nga siguria e pushkës.

Do kishe ndërruar mendje: A s’është kështu që gjejmë identitetin tonë!

Një vrasësi tjetër

Sikur t’i kishe lënë tridhjetë ditë fetusit,

mundësitë do kishin qenë të tjera:

Mbaronte pushtimi, i sapolinduri do kish harruar

Kohën e shtetrrethimit,

Do qe rritur shëndetplotë, do bëhej goxha djalë.

Do kish studiuar me një nga vajzat e tua,

historinë e lashtë të Azisë.

E do qenë dashur ndoshta.

Do sillnin në jetë një vajzë (çifute  që në lindje!)

Ç’katranose?

Vajza jote është sot vejushë.

Mbesa jetime.

Ç’bëre me familjen tënde ikanake ?

Si munde, me një plumb të vetëm, të vrasësh tre pëllumba?

 

Përktheu: Miranda Içi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top