Shëtitje në mesnatë-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Janis Ricos

Për ta mbyllur, ai iu tremb poemave dhe duhanit me tepricë.
Doli në mesnatë nga periferia,
– një shëtitje e shëndetshme, e qetë, përgjatë frutoreve të mbyllura,
mes gjërave që qasen me përmasa të vagullta e të sakta.
Fshinte hundët me një shami letre orë e pa kohë, i ftohur prej hënës.
Ngadalësoi hapat, aty poshtë, mes aromës së thellë të tullave të freskëta, para kalit të padukshëm lidhur në një qiparis dhe drynit të depos së drithit.
Ah! Kjo na qenka, -tha
-Të gjendesh mes gjërave që nuk të kërkojnë gjë prej gjëje .
Një tullumbac i vogël endet nëpër qiell me një karrige të vetmuar. Qëndron përmbysur sipër saj, kitara e vdekjes
Mbi shpinën e kitarës shkëlqen një lagështi e ndrojtur.
Janë këto shkëndija të shndritshme që nuk e lënë botën të japë shpirt.

Përktheu: Miranda Içi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top