Mosleximi-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Libraritë nuk të pajisin
me telekomandë për Prustin,
ti nuk mund të kalosh
te një ndeshje futbolli,
apo tek një quiz-show, ku fiton një Kadillak.
Jetojmë më gjatë
por thelbësisht më pak
dhe në fraza të shkurtra.
Udhëtojmë më shpejt, më larg, më shpesh,
por bëhemi foto në vend të kujtimeve.
Ja ku jam me njërin.
Atje, them se është ishi im.
Këtu të gjithë janë nudo,
kështu që, i bie të jetë në plazh.
Shtatë vëllime-mëshirë.
Nuk mund të shkurtoheshin apo të përmblidheshin,
apo më mirë fare; të shfaqeshin me foto.
Atje ishte ajo seria televizive, titulluar “Kukulla”,
por kunata ime thotë se është e një tjetri që i fillon emri me P.
Dhe meqë ra fjala, kush ishte ky dosidoja.
Thonë se në fund shkroi në shtrat për vite të tërë.
Faqe pas faqeje,
me shpejtësinë e një kërmilli.
Por ne ende ecim në marshin e pestë
dhe, mbajmë tersin larg duke goditur tri herë në dru, asnjëherë më mirë se kaq.
Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew