Përkohësisht, edhe në gjëra të përjetshme-Mariklena Niço
Ndonjeherë je një grua
që jetoi të gjithë shekujt e mëparshëm
e s’pushoi së qeni.
Rrufetë e djeshme shndërruar në tela
Ndeh në to tesha të njoma.
Sytë ndeh nga qielli.
Pa tingull jeta
rrethuar me gurë të heshtur durimi
ditë për ditë vendos në zgavra gurët që bien.
Pritet teje
xhonglimi i përditshëm i gjërave
pastro, vendos rregull
përkohësisht edhe në gjëra të përjetshme!
_____
Libri mund të lexohet online në botimet e Librarium Haemus

Poezi nga Mariklena Niço
Poezi nga Mariklena Niço 1 Do jetë ftohtëdhe s’do mbështillemi dot me asnjëpërqafimmbase do të