Lindur- Wisława Szymborska
Pra, kjo qenka nëna e tij.
Kjo grua e vockël.
Prokreatorja sygri.
Varka në të cilën vite më parë,
ai lundroi për në breg.
Varka nga e cila ai erdhi
në botë,
në jo-përjetësi.
Nëna biologjike e burrit
me të cilin hidhem tej për tej zjarrit.
Pra, kjo qenka ajo, e vetmja
e cila nuk e mori atë
të përfunduar dhe të tërin.Ajo vetë e mbajti
në lëkurën që unë njoh,
e lidhi me kockat
që janë të fshehura nga unë.
Ajo vetë i hodhi
sytë gri,
që ai i mi’ hodhi mua.Pra, kjo qenka ajo, Alfa e tij.
Po pse po ma ka tregon ai?
Lindur.
Kështu lindi edhe ai.
Lindur ashtu si gjithë të tjerët
si unë, që do të vdesim.
Djali i një gruaje prej mishi e kocke.
Një ardhje e re nga thellësitë e trupit.
Një udhëtar për në Omega.
Që i nënshtrohet
mungesës së tij,
në çdo front,
në çdo çast.
Ai i bie me kokë
murit,
që përjetësisht nuk do të lëshojë pe.Lëvizjet e tij
shmangën dhe i devijuan
verdiktit universal.
Unë kuptova
se udhëtimi i tij tashmë ishte në gjysmë të rrugës.Por ai nuk më tha këtë,
jo.“Kjo është nëna ime.”
ishte gjithçka që ai tha.
Përktheu: Arlinda Guma

Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew