Heinrich Böll
Kur im atë shkoi në moshën, të cilës unë po i afrohem, ai (natyrisht?) më ngjante më i vjetër sesa unë ndihem tani. Ditëlindjet nuk festoheshin në familjen tonë, që konsiderohej një “lajthitje protestane”, kështu që unë nuk mund të kujtoj ndonjë festim, vetëm pak detaje nga ajo gjendje shpirtërore mbizoteronin atë tetor të vitit 1930. (Babai im kishte të njëjtin vit lindjeje me Leninin, por ajo, besoj unë, ishte e vetmja gjë.)
Ai ishte një vit i zymtë. Një kolaps financiar total, jo saktësisht falimentimi klasik, thjesht një konpromis me kreditorët, një procedurë, të cilën unë nuk arrija ta kuptoja, por në çdo rast tingëllonte më dinjitoz se falimentimi bankar. Ishte lidhur në njëfarë mënyre me kolapsin e një banke artizanale, menazheri i së cilës, nëse e kujtoj saktë, përfundoi pas hekurave. Abuzim konfidence, garanci të humbura, spekullime të pamatura. Shtëpia jonë në periferi duhej të shitej dhe nga çmimi i shitjes nuk mbeti asnjë peni. Të mërzitur dhe konfuzë ne u zhvendosëm në një apartament të madh – mjaft të madh, në Ubier-Ring, Cologne, matanë së cilës atëherë ndodhej teknikumi.
Përmbarues dhe përmbarues, hedhje e vule pas vule; ne i nxorëm ato sa ishim ende në kohë, duke e injoruar atë hap paraprak për konfiskim, më vonë u bëmë indiferentë dhe i lamë në një vend e përfundimisht edhe disa mobilje (pianon, për shembull), mbajtëm koleksione të tërë me vula. Ne ia dolëm mirë me përmbaruesit. Kishte ironi nga të dyja anët, ndaj asnjërës vrazhdësi.
Arrij ta kujtoj pamjen e asaj cope 4 pfenie, diçka që kishte të bënte me rregulloren politike gjatë emergjencave dhe me taksën e duhanit. Ajo cope 4 pfenie ishte e madhe; një monedhë bakri e dizenjuar në mënyrë tërheqëse, por mund të mos jetë shfaqur deri një vit apo diçka më vonë, ndoshta në periudhën 1931-32. Nazistët marshuan triumfueshëm për në Raishtag. Brüning-u ishte kancelar. Ne lexonim Kõlnische Volkszeiting-un. Vëllezërit dhe motrat e mia më të mëdhaja bënin be për RMV-në. (Rhein-Manische-Volkszeitung-un).
Unë iu thashë “mirupafshim” lojërave në natyrë. Farkeqësisht.
Jashtë në periferinë e Raderberg-ut, ne ende kishim mundësi të luanim hockey në rrugë (me doreza të vjetra ombrellash dhe me kanaçe qumështi të kondensuar); shpesh me rrathë, futboll më pak, në Parkun Vorgebirg. Ne u prisnim kokat trëndafilëve në park me “shkulësit” tanë, që në Gjermani tjetërkund njiheshin si gjuajtës. Loja jonë me rreth-hedhje, ishte një lloj flakje e rrotës së vjetër të biçikletës buzë një shpati të butë me bar; ai, rrethi i të cilit rrotullohej më larg, ishte fituesi. U thyen rekorde dhe ne i rrotulluam disqet në të gjithë bllokun; nuk mund të përdornim rrathë druri të blerë. Ping-pong në tarrace, vërtitje nëpër kopsht, marrje në shenjë e llambave të djegura me pushkë me ajër, të cilat në ato kohë ishin ende të llojit bajonetë. Ne kurrë nuk gjetem diçka ushtarake, lëre pastaj militaristikën në lidhje me atë praktikë. Dhjete vjet liri dhe shumë lojëra të lira, të shumta për t’i listuar. (Ndriçuesit e Shën Martinit, ndërtimi dhe valëvitja e balonave, loja me rruzuj.)
Në korridorin e gjatë në Uber Ring, ne vazhduam praktikën tonë, tashmë me shënjestër rregulluese dhe me bulona që ne i quanim “plumete” (fjalori më thotë se kjo vjen prej latinishtes “pluma”: bulonat kishin xhufka të vogla me ngjyra të ngjitura në to.) Gjatë praktikës së shënjestrës, sigurisht, kushdo që do të donte të shkonte në banjë, në kuzhinë apo në dhomën e gjumit ose, që qëllonte të ndodhej atje, duhej të paralajmërohej. Humori në përgjithësi; pamaturia dhe frika, jo përkatësisht eskluzive. E panevojshme ta them; jo të gjitha të ardhurat tona i ishin zbuluar përmbaruesit. Hëna ndriçonte, kishte të ardhura nga marrja me qira e makinerive të përpunimit të drurit. Së fundmi lexoja “Armiqtë, një Histori Dashurie”, nga Isaac Bashevis Singer. “Nëse dikush donte të jetonte, duhej të thyente ligjin, sepse të gjithë ligjet e denonin atë me vdekje.” Ne donim të jetonim.
Jetonim në një shkallë modeste, edhe pse modestia nuk ishte bërë parimi ynë udhëzues. Ne kishim shumë shqetësime dhe borxhe. Qiranë, ushqimin, veshjet, librat, ngrohësin, elektricitetin. E vetmja gjë që na bënte që të ecnim përpara ishte një lloj mendjelehtësie e përkohshme, të cilën, sigurisht, e fituam vetëm përkohësisht. Në njëfarë mënyre, pas të gjithash, duheshin gjetur pará edhe për filma, për cigare, për kafen e domosdoshme, diçka që jo gjithmonë, por ndonjëherë, e arrinim. Ne zbuluam dyqanet e pengjeve.
Nuk ishte diçka dhe aq e shkujdesur saç mund të tingëllojë. Sa më modeste shkalla, aq më pak modestia bëhej parimi ynë udhëzues. Unë kujtoj me mirënjoheje përkushtimin e vellezërve dhe të motrave të mia më të mëdhaja, të cilët duhet të ma kenë bërë jetën më të lehtë mua më të voglit, duke më lënë diçka të vogël herë pas here. Ajo që më frikësonte më shumë gjatë asaj periudhe ishte kolla e tim eti. Ai kishte trup të dobët. (midis moshës njëzet dhe tetëdhjetë e pesë vjeç, pesha e tij ndryshoi vetëm me dy apo tre paund; vetëm pas moshës tetëdhjetë e pesë ai filloi të humbte peshë.) Ai ishte i moderuar në zakonet e ti, por i pëlqente të pinte duhan dhe refuzonte ta linte.) “Lundit” e tij – ato purot e holla e të athëta në kutitë rrumbullake. Ai ishte i trishtuar në ato rrethana dhe, edhe i pafuqishem kundrejt kushteve, e unë ndonjëherë mendoj se ne fëmijët nuk i kushtonim vëmendje trishtimit të tij.
Kolla e tij mbyste edhe ulërimën e tramvajit Numer 16 dhe ne arrinim ta dëgjonim atë që nga larg. Por vendi ku unë isha më shumë i shqetësuar për kollën e tij ishte Kisha Shën Saverini të dielave. Ne kurrë nuk shkonim Mass en Block, gjithmonë individualisht, rrallë e bënim, ne, dy apo tre më të vegjlit, të ulur së bashku në një stol, kështu prisnim, secili në vendin e vet, gjithë tension nervoz, për kollën e babait tonë, duke e ditur që do fillonte, që do të vinte deri në atë pikë sa të mbytej dhe atëherë, pasi babai dilte nga kisha, qetësohej. Ai pastaj do të qëndronte jashtë duke pire cigaret “Lundi”.
Tashmë, në të njëjtën moshë që babai im ishte atëherë, kam kuptuar se unë (dhe nuk jam i vetmi) me sa duket e kam trashëguar kollën e tij. Ka disa njerëz në shtëpinë tonë, të cilët, pasi unë parkoj në mes të trafikut të rëndë, më njohin përmes zhurmave të makinave prej kollës sime. Mua as nuk më duhet që t’i bie ziles apo që të përdor çelësin; dikush e hap portën përpara se unë ta bëj këtë.
Kolla ime duhet të jetë një gjatësi vale që penetron jo vetëm zhurmat e trafikut dhe kërcitjen e frenave, por, madje, edhe sirenat e policisë, edhe pse nuk besoja se kolla ime do të quhej “penetruese”. Ajo përbëhet nga variacione e forma të ndryshme të ngjirjes së zërit, zakonisht tregon siklet, rrallë është shenjë e të ftohtit dhe ka disa njerëz që e dinë se është më shumë dhe më pak se një kollë. Një mbesë, për shembull, e cila është një vjeç, me sa duket e konsideron si një mënyrë të foluri apo adresimi; ajo e imiton atë, dialogje kollitës të një natyre ironikisht zbavitëse zhvillohen midis nesh, dialogje në të cilët, secili prej nesh ka diçka për të komunikuar. Me kujtohet Beuys-i, i cili njëherë mbajti një fjalim që përbëhej vetëm prej kollitjesh dhe kruajtjesh të vogla gryke – dhe, meqë ra fjala, ai ishte një fjalim shumë i zgjuar.
Ndoshta ndokush duhet të themelojë shkolla të tilla të kruajtjes së grykës, të paktën ta konsiderojë këtë si lëndë mësimore, sidoqoftë, ta çlirojë atë nga funksionet qortuese të pakuptimta – për shembull: të ndalojë ndokënd të bëjë atë verejtjen e patakt.
L’art pour l’art, siç aplikohet në kollitje dhe në kruajtjen e grykës.
Do të ishte me vlerë që të mbahej parasysh, që kokat e zgjuara të mos të shpiknin kruajtjen e grykës në letren-drejtuar-redaktorit.
Përktheu: Arlimda Guma