Frida Kahlo për bashkëshortin e saj Diego Rivera

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Frida Kahlo për bashkëshortin e saj Diego Rivera

 

Nuk do të të lutem që të më japësh një puthje.
Të lutem, mos kërko falje në qoftë se unë mendoj se ti e ke gabim.
Nuk do të të kërkoj asnjëherë që ti të më përqafosh, edhe atëherë kur do ta kisha më tepër të nevojshme.
Nuk do të të lutem që ti të më thuash sesa e bukur jam dhe, po të ishte gënjeshtër, gjithashtu nuk do të të lutesha që të më shkruaje ndonjë gjë të bukur.
Madje, asnjëherë nuk do të të lutem që të më marrësh në telefon dhe të më thuash “Si e kalove ditën”?, apo të më thuash se të merr malli për mua.
Nuk do të të lutem që ti të më falënderosh për gjithë çfarë bëj për ty dhe asnjëherë që ti të kujdesesh për mua kur ndihem keq shpirtërisht dhe nuk do të të lutem as që ti të më ndihmosh në vendim-marrjet e mia.
Nuk do të të lutem kurrë që ti të dëgjosh një mijë historitë që kam për të treguar.
Nuk do të të lutem që të bësh ndonjjë gjë dhe as që të jesh përgjithmonë në krahun tim.

Sepse, në qoftë se do tê të lutesha, atëherë nuk të të doja.

 

Përktheu: Helidon Keku

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top