DITËS SË FLOKËVE TË HUMBUR-Brikena Qama
4 shkurt
Si dje,
ndoshta dje,
ishte kur ime më m’i preu sërish flokët shkurt.
Sipas saj, fytyra ime është shumë e imët për të patur një shtëllungë kaq të madhe të leshtë sipër vetes.
Ç’i do, thoshte sa herë e përsëriste ritualin,
sa më shpesh t’i presim aq më të bukura bëhen, dhe vazhdonte të priste, duke hapur e mbyllur gojën sa herë hapej e mbyllej gërshëra.
Unë asnjëherë nuk kundërshtova, edhe pse i ndieja si copa shpirti ato onde që më binin rrotull vetes.
Ashtu është, thosha se brendshmi, do të bëhen më të bukura,
deri vitin tjetër kur të jenë prehur mirë e mirë gërshërët.
Sot para pasqyrës i kujtova të gjitha.
Nuk arrita të thinjem,
të bëja prova se cila ngjyrë do të dukej bukur, veshur ondeve të mia.
Flokët e mi janë një shuk sintetik në kokën e një kukulle bujare, që çuditërisht më ngjan
e që m’i jep sa herë dua të mbuloj mungesën e ondeve të mia._______
Kushtuar ditës ndërkombëtare kundër kancerit.
Faqja e fundit e ditarit-Brikena Qama
Faqja e fundit e ditarit-Brikena Qama Asnjëherë nuk munda të gjej atë skutën e fshehtë