Pse shkruaj?/Brikena Qama

in Letërsi/Pse shkruaj? by

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Përgjigjia e radhës erdhi nga Brikena Qama.

Pse Shkruaj?-Brikena Qama

Përse shkruaj?

Të gjitha herët që i kam bërë vetes këtë pyetje, i jam kthyer shkrimit dhe takimet e mia me muzën kanë ndodhur në çastet kur kam qenë duke folur me veten.

Të qarkosh me përpikmëri ndjesinë e momentit, me një të rënë të lapsit, është sfida e përhershme që i bëj vetes, ndaj e anasjellta e përmendur më sipër i ngjason një vizite te psikoterapisti, që ia rezervoj vetes me role të këmbyeshme mes meje e muzës.

Në perceptimin tim është nevojë e përgjithshme e atyre që shkruajnë, ndaj dhe mendoj se ne i përkasim një grupimi të veçantë, që të paktën mes vetes kuptohemi mjaft mirë.

Tags:

6 Comments

  1. E pak-fjalë, si dhe përgjithësisht në varg Brikena, siç i pëlqen..: të na lërë veç pak hir prej gliteri mollëzave, si një flutur që u munduam ta mbanim kufkës së krijuar me dy grushtet e mbyllur, por që shpëtoi ashtu, për pakëz…
    Faleminderit “Defekt-teknik” një postim i kënshëm! Suksese të mëtejshme!
    Armela Hysi

  2. As etika e as estetika nuk mungojne nga shkrimet e Brikena Qames. I bashkangjiten me harmoni nevojës së saj për tu shprehur. Urime e suksese të mëtejshme!

  3. Pse shkruan Brikena?!Për çdo gjë të bukur që e ngazëllim e të padrejtë që e zemëron,për të përditshmen që do ta donte ndryshe dhe për ëndrrat që ravijëzojnë të ardhmen.
    Të gjitha këto formojnë peizazhin e jetës në të cilën Brikena vë penelin e saj të krijimit dhe…
    shkruan ato që i “pëshpërit” shpirti,për “botën poshtë takave” ,për” kujtimet e saj”me tituj poetikë dhe dëshirat që i “perëndojnë mbrëmjeve”.

  4. Vargu i Brikena Qamës i ngjan shkrepjes se aparatit fotografik. Që me një “klik” përfshin brenda kuadratit çastin, vështrimin e syrit të sprovuar poetik, ngjyrat e përjetimit të gërshetuara me ndjesi të pasur shpirtërore që secili prej nesh i thith dhe i shijon duke i bërë pjesë të botës dhe përjetimeve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top