Natë arkeologësh-Frederik Rreshpja
Ku venë këto re të grisuna
Me këto vetëtima të thyeme mbi kurriz?
Një hanë e lagun
Shëtit e heshtun ndër kalldrëmet iliriane.
Diku gjëmoi
Punëtori plak përtyp një lutje tinëz
Te dera në gjysmëterr. Gjëmon.
Arkeologët
Stivosin ndër arka perënditë e fundit
Do perëndi të thyem, të lagun.
Nën abazhur një Afërditë e bukur
U buzëqesh të gjithëve
Si një e njohur e largët, e dashtun.
Nënës-Frederik Rreshpja
Nënës-Frederik Rreshpja Nëna ime dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhé të zi,Edhe