Faqja e fundit e ditarit-Brikena Qama
Asnjëherë nuk munda
të gjej atë skutën e fshehtë
për këpucët e mikut.
Ç’arrija, ishte thjesht
një vonesë
shoqëruar me ngazëllimin e tyre
e zhgënjimin tim,
deri kur kuptova se
kurrfarë vlere s’kishte ajo skutë.
Kush do të ikë
e bën dhe pa këpucë._________
(“Titulli i kujtimeve të mia”, Brikena Qama, 2016)
DITËS SË FLOKËVE TË HUMBUR-Brikena Qama
DITËS SË FLOKËVE TË HUMBUR-Brikena Qama 4 shkurt Si dje, ndoshta dje, ishte kur ime