Çfarë më kujtojnë Krishtlindjet-Shpëtim Selmani
Një ushtar amerikan, paqeruajtës,
me buzët prej qumështi, që më përbuzte.
Krishtlindjet më japin ndjenjën e inferioritetit,
ndjenjën e europianizmit dhe të familjeve të përsosura,
që shpërndajnë dhuratat të lumtur,
të mallëngjyer dhe të gatshëm për sfida,
të gjithë me psikologjinë e suksesit në duar.
Krishtlindjet më kujtojnë një familje
skandinave, e cila më kishte pranuar në
gjirin e saj të ngrohtë, gjithnjë duke
më vështruar me dyshim,
nuk ka ashpërsi më të poshtër sesa ajo që shfaqet në festa.
Krishtlindjet më kujtojnë plakun anglez,
që me ftonte të luaja Golf, oh Zot,
ca lojëra nuk janë për fëmijët e luftës,
lërini të qetë brenda rregullave të traumës.
Krishtlindjet më kujtojnë whiskey-n irlandez
dhe copat e akullit në fundin e gotës
angleze, copa akulli kudo në zemrat njerëzore.
Krishtlindjet dhe ti, që qaje rrëzë bredhit,
e pabesueshme që qaje,
dhe ato drita, që herë pas here, butësisht, ndriçonin fytyrën tënde.
Poezi nga Shpëtim Selmani
Poezi nga Shpëtim Selmani unë vij nga burgu i fluturaveprangat e mia janë nga pendët e