Kampi i urisë në Jaslo-Wislawa Szymborska
Shkruaje. Shkruaj. Me bojë të zakonshme
në letër të zakonshme: atyre nuk iu dhanë ushqim,
ata të gjithë vdiqën nga uria. “Të gjithë. Sa?
Është një livadh i madh. Sa bar për secilin?” Shkruaj: Nuk e di.
Historia i numëron skeletet e saj në numra të rrumbullakosur.
Një mijë e Një vetë mbeten një mijë, sikur ai Një të mos kishte ekzistuar kurrë:
një embrion imagjinar, një djep bosh,
një ABC që nuk e lexoi kurrë,ajër që qesh, që qan, që rritet,
zbrazëti që rrëzohet nëpër shkallë drejt kopshtit,
askush nuk është në rresht.Ne qëndrojmë në livadh, aty ku ai
u bë prej mishi,
dhe livadhi është i heshtur si një dëshmitar i rremë.
Diellor. I gjelbërt. Aty pranë, një pyll i drunjtë për t’u përtypur dhe me ujë nën lëvore –
çdo ditë një racion të plotë të pamjes derisa të verbohesh. Sipër, një zog –hija e flatrave të tij jetëdhënëse
u njomte buzët atyre.
Nofullat e tyre hapeshin
Dhëmbët kërcitnin me njëri-tjetrin.
Natën, hëna e drapërt shkëlqente në qiell
dhe korrte grurë për bukën e tyre.
Duart vinin duke u zhvendosur prej ikonave të nxira,
gota boshe në gishtat e tyre.
Në një hell teli me gjemba,
një burrë rrotullohej.
Ata këndonin me gojët plot me dhé.
“Një këngë të bukur sesi lufta godet
drejt e në zemër.” Shkruaj: Sa qetësi.” “Po.”
Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew