Mbramja âshtë larg-Martin Camaj
Mbramja âshtë larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bâshin zhurmë
i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshën e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja âshtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë
e ti je atje mbi kodër të blerueme
e njeh gjurmët e diellit nëpër qiell.
NJË STUDIM PËR VEPRËN LETRARE TË MARTIN CAMAJT/Ajete Zogaj
Ajete Zogaj “Ka libra që lexohen, ka libra që të vënë në mendime, ka libra që