Ëndrrat-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Ëndrrat-Wislawa Szymborska

 

Pavarësisht njohurive dhe mjeshtërisë së gjeologëve,
magneteve tallës, grafikëve dhe hartave—
në një grimë të sekondës ëndrra
dynd para nesh male si gurore
ashtu si në jetën reale.
Dhe që nga malet, më tej luginat, fushat me infrastruktura perfekte.
Pa inxhinierë, kontraktorë, punëtorë, buldozerë, gërmues apo mjete –
autostrada të marra, ura të menjëhershme, qytete me popullsi të dendur që të mbijnë para syve.
Pa regjisorë, megafonë dhe kameramanë – turma që e dinë saktësisht se kur duhet të na frikësojnë dhe kur të zhduken.
Pa arkitektë të shkathët në zanatin e tyre,
pa marangozë, muratorë, betonarme –
në rruginë, një shtëpi e papritur mu si një lodër,
dhe në të, korridoret e gjerë jehojnë nga hapat tanë
dhe muret ndërtuar me ajër të ngjeshur.
Jo vetëm shkalla, është edhe saktësia –
një orë e veçantë, një mizë e tërë,
mbi tavolinë një mbulesë me lule të qëndisura me kryq,
një mollë e kafshuar me shenja dhëmbësh.
Dhe ne – ndryshe nga akrobatët e cirkut,
prestigjiatorët, magjistarët dhe hipnotizuesit –
mund të fluturojmë pa fluturim,
tunele të errëta ndriçojmë me sytë tanë,
në gjuhë të panjohura bëhemi elokuentë, duke folur jo thjesht me ndokënd, por me të vdekurit.
Dhe si shpërblim, pavarësisht lirisë sonë, zgjedhjeve të zemrës sonë, shijeve tona,
ne jemi fshirë nga faqja e dheut
nga dëshirat dashurore për –
dhe zilja e orës bie.
Pra, çfarë mund të na thonë ata, shkruesit e librave të ëndrrave,
dijetarët e shenjave dhe të ogureve ëndërritëse,
mjekët me divanet për analiza –
nëse diçka përputhet,
është e rastësishme,
dhe vetëm për një arsye,
që në ëndrrat tona,
në hijëzimet dhe vezullimet e tyre,
në shumëfishimet e tyre, të pakonceptueshme,
në rastësitë dhe shpërhapjet e tyre
ndonjëherë edhe një kuptim i qartë
mund të kalojë pa u vënë re.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Piktura: “Pianistja”, Salvador Dali

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top