Doja të të shkruaja-Soren Kierkegaard
Doja të të shkruaja,
jo për të pyetur si je,
po dua të di si është të jesh pa mua?
Unë s’kam qenë kurrë pa veten, e ndaj nuk di…
dua të di çfarë ndjen kur unë nuk jam,
unë që shqetësohem nëse çdo gjë shkon mire.
Kur nuk më dëgjon tek qesh,
tek këndoj nën zë këngë idiote.
kur nuk më dëgjon tek flas,
kur belbëzoj nga inati ndonjëherë.
Si është të jesh pa mua e të mos kesh ku të shfrehesh kur gjërat nuk shkojne mirë?
Të mos më kesh gati sa herë të kesh nevojë,
të mos kesh askënd të të bëjë të ndihesh mirë.
Ndoshta je më mirë apo ndoshta jo,
ama më lindi dyshimi, e doja të dija nëse ndonjëherë dyshon edhe ti.
Sepse e di? Ndonjëherë unë e pyes veten si jam tek jetoj pa ty… e pastaj zgjedh të mos përgjigjem.
Madje po të them, unë kam harruar veten, vetëm që mos të të harroj ty.
Përktheu: Blerina Berberi