Dahlia Ravikovitch -Kukull mekanike
Atë natë, isha veç një kukull mekanike,
kthehesha majtas, djathtas, në të gjitha drejtimet.
U shemba, përtokë dhe u shkërmoqa në mijëra pjesë.
U orvatën, me një dorë mjeshtërore, të më mblidhnin copëzat.Sërish, u ktheva në gjendje të mirë,
isha e matur, e nënshtruar,
por nuk isha gjë tjetër veç një kukull e rangut të dytë,
si një shermend i sëmurë ngatërruar në përdredhje.Më pas renda në ballo, në mes të valles,
por më lanë pasdore, shokë të vetëm kisha mace e qen,
e megjithatë hapat e mi ndiqnin ritmin dhe muzikën.Kisha flokë të artë dhe sy blu,
fustanin me ngjyrat e luleve të kopshtit,
dhe kapelja e kashtës zbukurohej me qershi.
Përktheu: Leda Kushova

Fundi i luftës-Dahlia Ravikovitch
Fundi i luftës-Dahlia Ravikovitch Ai erdhi në mesnatë, këmbët të prera, plagët e vjetra të