Deklaratë e së ardhmes-Dahlia Ravikovitch
Një njeri i uritur
apo i pavendosur
do të bëjë kompromise,
ose gjëra
për të cilat nuk ka ëndërruar
kurrë në jetën e tij.Papritmas, përkul kurrizin,
ç’i ka bërë vallë kurrizit
për ta patur kaq të kërrusur?
Humbja e krenarisë.
Dhe e qeshura i ngrin
sheh duart e tij
të fëlliqta,
tek prekin objekte të lagura
të cilave nuk mund t’u shpëtojë.Dhe ai nuk ka zgjedhje
ose të paktën kështu mendon,
e pabesueshme si mundi
të mungojë gjithë këto vite,
dhe t’i gdhendte ato,
njëri pas tjetrit,
në brendësi të jetës së tij.
Përktheu: Leda Kushova
Fundi i luftës-Dahlia Ravikovitch
Fundi i luftës-Dahlia Ravikovitch Ai erdhi në mesnatë, këmbët të prera, plagët e vjetra të