Miting për Enver Hoxhën-Frederik Rreshpja
Ulërijnë servilët dhe injorantët: hosana!
Turma pa tru të bie ndër këmbë
Si popull i mallkuar fisi i arbrit
I bie më gjunjë urdhrit tënd.Asnjëri s’e sheh gjakun që rrjedh
Anës tribunave si lumë
Fantazmat e martirëve që ti vrave
Dëshpërohen mbi kokat e turmës.Por do të vijë një ditë kur bronxin tënd
Turma do ta shqyejë me egërsi.
Dhe, do të gdhendë për malkim
Bronxin e ndonjë diktatori të ri.1982

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.