Tag archive

Përktheu: Ledia Kushova

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mundemi-Louis Raoul

Mundemi-Louis Raoul   Para se të nisemi Të dëgjojmë për të fundit herë Erën ndër gjethe Mundemi Të lëmë aty Kockat tona Për të udhëtuar më lehtë Do të arrinim kështu Njërën prej netëve Ku hëna Hap një shteg në det.   Përktheu: Leda Kushova Foto: ©Leda Kushova Keep Reading

Letërsi/Tharm

Deklaratë e së ardhmes-Dahlia Ravikovitch

Deklaratë e së ardhmes-Dahlia Ravikovitch   Një njeri i uritur apo i pavendosur do të bëjë kompromise, ose gjëra për të cilat nuk ka ëndërruar kurrë në jetën e tij. Papritmas, përkul kurrizin, ç’i ka bërë vallë kurrizit për ta patur kaq të kërrusur? Humbja e krenarisë. Dhe e qeshura i ngrin sheh duart e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kujtesë e kulluar-Dahlia Ravikovitch

Kujtesë e kulluar-Dahlia Ravikovitch   Vetëm kur fytyra fillon të shuhet diçka të kujtohet në tërësinë e saj. Kur fytyra shuhet dritat hutohen dhe ngjyrat dalin prej pamjes. Yjet bien nga sipër, të elektrizuar. Bari i tokës gumëzhin. (Dhimbja e rritjes është më e madhe se ajo e venitjes.) Gjithë ç’na verbon sytë i rikthehet… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Banesë e mbikëqyrur-Nizar Kabbani

Banesë e mbikëqyrur-Nizar Kabbani    Dua të prish rrethin prej shkumësi t’i jap fund këtij udhëtimi të përditshëm midis buzëve të tua midis gjoksit tënd midis trupit tënd të ftohtë si qytetet prej bakri dhe çmendurisë sime   Përktheu: Ledia Kushova Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Prelud-Nizar Kabbani

Prelud-Nizar Kabbani   Për një grua që s’ka të ngjashme e pagëzuara «qyteti i trishtimit tim» për atë që udhëton në ujin e syve të mi si anije dhe kur shkruaj depërton midis meje dhe zërit tim: të dhuroj vdekjen time si poemë Si beson se këndoj për ty ?   Përktheu: Ledia Kushova Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Grua, dija e Zotit tim-Nizar Kabbani

Grua, dija e Zotit tim-Nizar Kabbani   Në sytë e tu dhembshuria humb si rrudhat e ujit humb koha, hapësira, fushat, shtëpitë, detet, anijet. Fytyra ime bie si një vazo e mbaj fytyrën time të thyer midis duarve dhe ëndërroj të blihet prej një gruaje por kush shet vazo të vjetra më thotë : Gratë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Arti i të lexuarit poezi-Dany Laferrière

Arti i të lexuarit poezi-Dany Laferrière   Ja diçka për të cilën flasim gjithmonë e më rrallë dhe që duhet të bëjë pjesë në jetën tonë urbane: të lexuarit e poezisë. Nga dita që kemi braktisur fshatin për këtë jetën e nxitimthtë leximi i poezisë është bërë po aq qenësor sa oksigjeni. Mjekët duhet ta… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Të kujtohet sigurisht-Dahlia Ravikovitch

Të kujtohet sigurisht-Dahlia Ravikovitch   Kur të gjithë largohen mbetem vetëm me poemat, e mia, dhe të tjerëve. Preferoj poemat e shkruara nga të tjerët. Qëndroj në heshtje dhe ndihem e çliruar. Qëndroj. Ndonjëherë dua që të gjithë të largohen. Të shkruash poema është ndoshta diçka e këndshme. Ti je gjithashtu në dhomë dhe muret… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Trupat e njerëzve-Yehuda Amichai

Trupat e njerëzve- Yehuda Amichaï   Trupat e njerëzve janë të ndryshëm midis tyre por shpirtrat i kanë të mbushur me të njëjtin frut shkëlqyes si aeroportet. Kështu mos më jep shpirtin tënd, jepmë trupin që kurrë nuk do t’ia gjej fundin, qypin jepmë dhe jo brendinë e tij. Ji me mua nëpër aeroporte aty… Keep Reading

Go to Top