Grua, dija e Zotit tim-Nizar Kabbani
Në sytë e tu dhembshuria humb si rrudhat e ujit
humb koha, hapësira, fushat, shtëpitë, detet, anijet.
Fytyra ime bie si një vazo
e mbaj fytyrën time të thyer midis duarve
dhe ëndërroj të blihet prej një gruaje
por kush shet vazo të vjetra më thotë :
Gratë nuk blejnë fytyra të trishtuara.
Përktheu: Ledia Kushova
Banesë e mbikëqyrur-Nizar Kabbani
Banesë e mbikëqyrur-Nizar Kabbani Dua të prish rrethin prej shkumësi t’i jap fund këtij udhëtimi