Trupat e njerëzve- Yehuda Amichaï
Trupat e njerëzve janë të ndryshëm midis tyre
por shpirtrat i kanë të mbushur me të njëjtin frut shkëlqyes
si aeroportet.
Kështu mos më jep shpirtin tënd,
jepmë trupin që kurrë nuk do t’ia gjej fundin,
qypin jepmë dhe jo brendinë e tij.
Ji me mua nëpër aeroporte
aty ku pikëllimi i ndarjes vishet
me fjalë të bukura, jetime,
ku ngrënia dhe pirja janë shtrenjtë
por njerëzit dhe fatet e tyre krejt lirë.
Flasim në telefon
goja pi nga aparati sëndisjen dhe dashurinë.
Ata që qajnë kanë
duar të bardha porsi nuset,
dhe krahët që nuk kanë kënd për të përqafuar
ç’bëjnë vallë në këtë botë?
Le të vdesë shpirti im me trupin.
Përktheu: Ledia Kushova

Ishte një gjethe-Robert Desnos
Ishte një gjethe-Robert Desnos Ishte një gjethe me vijat e saj Vijat e jetës Vijat