Kujtime të pamëshirshme-Yehuda Amichai:
Këto ditë mendoj për erën në flokët e tu
dhe për vitet në këtë botë që paraprinë ardhjen tënde
dhe për përjetësinë ku para teje do të shkoj;
dhe mendoj për plumbat që nuk më vranë në betejë
por vranë miqtë e mi –me të mirë se unë ata ishin, sepse
ata nuk jetojnë më;
dhe mendoj për ty që rri zhveshur në furrnajën e verës,
përkulur mbi një libër, që të lexosh më mirë
në dritën e ditës që po shuhet.Po, kem’ jetuar më shumë se një jetë,
Dhe tani duhet ta peshojmë çdo gjë në peshoren e ëndrrave
dhe t’paqtojmë
kujtimet e pamëshirshme
me atë çka njëherë qe e sotme.
Përktheu: Lazër Stani

Si u krijua një flamur?-YEHUDA AMICHAI
Si u krijua një flamur?- Yehuda Amichai E zëmë se në fillim qe diçka e plotë