Yehuda Amichaï – Koha

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Yehuda Amichaï – Koha

 

26
Ky kopsht me rrëfimin tënd brenda.
“I rrënuar nga dashuria”, më the
dhe një mori gjërash të tjera që i kam harruar. Më kujtohen
gjethet tashmë të nxira, sipër,
dhe fjalët, poshtë, ende në dritë.

Diku një dritare ku ai që e hap
nuk është i njëjti që e mbyll.

Dhe numri i një porte shtëpie
në zemrën time i skalitur, si shenja
mbi kalë
me hekur të nxehtë.

“I rrënuar nga dashuria” – të fundmit
zëra tanimë janë bërë
ushqim për zogjtë dhe kafshët e vogla të natës.

 

Përktheu: Leda Kushova

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

MAJA-Jorge Luis Borges

MAJA-Jorge Luis Borges Në atë që lanë të shkruar të gjithë ataqë

Për G-Sueton Zhugri

Poezi për G.-Sueton Zhugri Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, –
Go to Top