Poezi nga Elona Çuliq

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Elona Çuliq

 

asnjë rrugë nuk të çon në Romë,
tana rrugët të çojnë vetëm një vend;
në djall,
në ferr,
në varr,
edhe në parajsë,

por ne nuk qëlluam prej atyne,

kështu që me nge i fillojmë ditët,
pa pyetje e pikëpyetje,
vetëm tabula rasa
me u mbushë me zbrazëtinë e së përditshmes,

jetojmë si zogj mbërthyem nga duert e marrëzisë njerëzore,
pandemia asht e mira e mundshme;
jo krizë,
jo veçim,
jo izolim,

por

rikthim
i vetes në vete,
si një matrioshkë ma e madhe që ka humbë
të voglën e saj,
rikthim në guackën tonë,
jo për me u mbyllë,
por me kuptue që tash kena mjetet me e zbërthye,
me dalë jashta saj
e me jetu me veten;
pa marre,
pa brenga,
pa stisje,

por n’qetì,
njëjti si fija e barit n’fushën e gjanë,
n’krahënorin e andrrave tona.

USA
Maj, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top