Poezi nga Xhelal Tosku-Nga vëllimi poetik “Katundi është sy”

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Xhelal Tosku-Nga vëllimi poetik “Katundi është sy”

 

* * *
unë nuk kam autobiografi
jeta ime është e vockël
sa një kokërr meli
e mori milingona
dhe e futi në dhe’.

* * *

në fillim të hedhin hi syve
në fund
të mbulojnë sytë me dhe’

njerëz hapni sytë.

* * *

era lëkund pemën që lëkundet
Brik, nëse nesër nuk do zgjohem
nëse nesër nuk do më shohësh
në stacionet e metrove
nëse nesër nuk do udhëtojmë
në autostradat e jugut
nëse nesër nuk do shihemi anëdetit
dije; në pyje do kem vdekur i vetmuar
si ujk.

* * *

edhe kur të kesh ikur
do të të gjuajnë me gurë
nuk do mundesh të përgjigjesh
me andralla njerëzish
nuk do të kesh më punë
dritë e argjendtë e hënës
dhe shiu i butë i mbrëmjes
do të ndihmojnë
të mbijnë
edhe bar
edhe lule.

Poetët

jeta i vret
vdekja i rrit

poetët.

* * *

shkoi pas erës dhe shqiponjës
i sigurt
se vdekja do ta përplaste
pas shkëmbinjve.

* * *

njërëzimi fle
po sikur edhe Zotin
ta ketë zënë gjumi.

* * *

U bë kohë pa u parë
më ka marrë malli shumë
gjithmonë ju kam dashur
me dashuri të pamatë
e vetmja gjë që dua t’ju them
sot është:
vdisni të gjithë
dhe zgjohuni kur jeta
të ketë kuptim.

29 Nëntor 2015

nëpër sheshe
flamuj të rinj
Shqipëria ime prapë lakuriq.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Katundi është sy”.

Xhelal Tosku ka lindur dhe jeton në Rrogozhinë. Ka botuar librat:”Në stacionin e parë”,”Mos harro të vish”,”Trishtim i verbër”,”Qiparis në rrugë”,”Asgjë më pastaj”,”Tani për tani”,”Fare thjesht” dhe “Katundi ështe sy”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top