Cibola-Julia Brush
Nga frika e kolonizimit,
i modelova brinjët e mia të majta
në një tabelë shumëzimi
që të mos harroj si bëhet bilanci
i çmendurisë së përditshme.Për një kohë të gjatë deri tani
jam përpjekur t’u vë emra
konkuistadorëve para se të fle.Sepse sapo më kaloi rinia dhe
është e vështirë të mbaj mend çdo njeri të keq
për të cilin kam dëgjuar ose ata që natën
më ndjekin nga pas.Jam ishulli i vetes sime dhe po thërres
një botë të re në brigjet e mia dhe jam humbja
dhe jam kujtesa, kocka dhe emri im
që nuk do ta njohësh kurrë.
Përktheu: Viktoras Iliopoulos
Foto: © Eva Chupikova

Çfarë Bënte Gjyshi im në Luftën e Dytë Botërore-Peter Constantine
Çfarë Bënte Gjyshi im në Luftën e Dytë Botërore-Peter Constantine Gjyshi im fitoi një medalje.