Category archive

Tharm - page 89

Letërsi/Tharm

Thnegla-Arbër Zaimi

Thnegla-Arbër Zaimi   si mund të jetë vallë? ndoshta ende duke lundruar e duke iu lumturuar vetmisë që s’duhet t’ia kishe parë në sy?   lundrimet janë të bukura, e ti do të doje të ishe duke lundruar pikërisht në këto çaste të përbaltura të një dimri të shtërzyer dëborash në fakt ti nuk lundron,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dialog të dashuruarish – Alain Bosquet

Dialog të dashuruarish – Alain Bosquet   I them: “Cili është emri juaj?” Ajo përgjigjet: “Si të të pëlqejë.” I them: “Të zgjedhim p.sh. Karolë?” Ajo: “Për momentin, po e pranoj”. I them: “Jini vetëm?” Ndërsa ajo: “Sigurisht, jam me ju”. I them: “A mund të dashurohemi?” Ajo: “Dëshira juaj i ka të gjithë të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Para Ligjit/Franz Kafka

Franz Kafka Para Ligjit është një derëtar. Atij i drejtohet një fshatar, i cili do të hyjë te Ligji. Por derëtari i thotë se tani për tani nuk mund ta lërë të hyjë. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nëse mund të hyjë më vonë. “Ndoshta”, i përgjigjet derëtari, “por jo tani”. Derëtari tërhiqet anash; meqë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Pyetjet-Bertold Brecht

Pyetjet-Bertold Brecht Shkruamë çfarë ke veshur. A je ngrohtë? Shkruamë si po fle. A është shtrati i butë? Shkruamë qysh po dukesh. A je e njëjta? Shkruamë çka të mungon. A është krahu im? Kallzomë: a po të lënë vetëm? A mund t’ia dalësh? Cili do jetë hapi i tyre i radhës? Çfarë po bën?… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Këngë për një Grua – Yehuda Amichai

Këngë për një Grua- Yehuda Amichai 1. Trupi yt është i bardhë si ajo rëra ku fëmijët s’kanë luajtur kurrë sytë e tu të bukur e të trishtë si lule të vizatuara në një libër shkollor flokët e tu tek varen dredha-dredha si tymi prej flijimit që ofroi Kaini: duhet ta vras tim vëlla im… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Pusho, mos fol!-Aziz Nesin

Pusho, mos fol!-Aziz Nesin Pusho, mos fol, Qepe gojën Hesht, më në fund. Nëse fjala është argjend, Flori është heshtja. Të parat fjalë që dëgjova fëmijë, Qaja, qeshja, lozja, më thoshin: Hesht ! Në shkollë, më fshehën gjysmën e të vërtetës, Më thoshin: ç’të rreh ty. Hesht! Më puthte vajza e parë që dashurova dhe… Keep Reading

Letërsi/Tharm

ARTI DHE GRATË JANË FAJTORË TË MËDHENJ…/Rudina Çupi

ARTI DHE GRATË JANË FAJTORË TË MËDHENJ…/Rudina Çupi   Një komentues futbolli ligjëron si poet.   E bënë dhe artin të përdorshëm!!! Fundja, të rriturit këtë dinë të bëjnë me gjërat e çmuara: i zaptojnë. Le që, pse t’i gjykojmë ndoshta  është më i vlefshëm një Nobel të këndohet nën dush… Ja, nis e këndo!  … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Short-Linda Agolli

Short-Linda Agolli   Vitin e parë u deshëm Të dytin u urryem Të tretin qëndruam të shihnim gabimet Të katërtin vit u deshëm për herë të parë. Vitet e tjera mjekuam plagët Futur në lëkurën e njëri tjetrit … Pastaj Erdh’ vdekja dhe u hakmorr Që e shpërfillëm … Keep Reading

Go to Top