Asgjë për herë të dytë-Wislawa Szymborska
Asgjë nuk mund të ndodhë dy herë.
Si pasojë, keqardhemi për faktin se ne mbërrijmë këtu në mënyrë të improvizuar
dhe largohemi pa e patur shansin për t’u praktikuar.Edhe nëse nuk ka asnjë të pamend,
nëse je nxënësi më i dobët i planetit,
ti nuk mund ta përsëritësh klasën në verë:
ky kurs ofrohet vetëm një herë.Asnjë ditë nuk kopjon të djeshmen, asnjë natë nuk do të të mësojë se çfarë është lumturia
saktësisht në të njëjtën mënyrë,
me saktësisht të njëjtat puthje.Një ditë, ndoshta një gjuhë dembele përmend aksidentalisht emrin tënd:
Dhe unë ndihem si një trëndafil i flakur
në dhomë, gjithë nuanca dhe aroma.Të nesërmen, megjithëse je këtu me mua,
Nuk mund të mos ta shoh orën:
Një trëndafil? Një trëndafil? Çfarë mund të jetë e gjithë kjo?
Është lule apo shkëmb?Përse e trajtojmë ditën që shkon
me aq frikë të kotë dhe pikëllim?
Është në natyrën e saj të mos qëndrojë: E sotmja gjithmonë është zhdukur të nesërmen.Me buzëqeshje dhe puthje, ne preferojmë të arrijmë një marrëveshje poshtë yllit tonë,
megjithëse jemi të ndryshëm (biem dakord)
ashtu siç janë dy pika uji.
Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew