34 justifikime për arsyet pse dështuam në dashuri-Warsan Shire

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

34 justifikime për arsyet pse dështuam në dashuri-Warsan Shire

 

1. Unë jam e vetmuar, kështu që bëj gjëra të vetmuara.
2. Të të doje ty ishte sikur të shkoje në luftë; Nuk u ktheva më kurrë ashtu siç isha para se të të njihja.
3. Ti i urren gratë, ashtu si babai yt dhe babai i babait tënd, kjo rrjedh në gjakun tuaj.
4. Isha duke u endur në parkingun e braktisur të zemrës tënde, duke kërkuar një rrugë për në shtëpi.
5. Ti je një qytet fantazmë, dhe unë jam tepër patriote për ta lënë.
6. Qëndroj sepse ti je fillimi i ëndrrës që dua të kujtoj.
7. Nuk i rashë numrit të tij pasi ai më telefonoi, ngaqë ai pëlqen që të dashurat e tij të mos kenë zë.
8. Jo se ai do që të jetë gënjeshtar; ai thjesht nuk e di të vërtetën.
9. Nuk munda të të doja, ti ishe një luftë e vogël.
10. Kundërmimin e humbjes e mbuluam me shaka.
11. Unë nuk doja të dështoja në dashuri, ashtu siç dështuan prindërit tanë.
12. Ke bërë nomadin tek unë, të ndërtoje një shtëpi dhe të rrije.
13. Unë nuk jam qen.
14. Po përpiqeshim të vërtetonim se zemërimi ynë ishte i gabuar.
15. Ende isha e vetmuar, kështu që bëja gjëra edhe më të vetmuara.
16. Po, jam e pasigurt, por kështu ishte edhe nëna ime, edhe nëna e nënës sime.
17. Jo, ai më do, thjesht më bën shumë për të qarë.
18. Ai i di të gjithë sekretet e mia dhe ende do që të më puthë.
19. Ti ishe tepër mizor të dashuroje për një kohë të gjatë.
20. Thjesht nuk funksionoi.
21. Babai im doli një pasdite dhe nuk u kthye më kurrë.
22. S”mund të fle, ende e ndiej shijen e tij në gojë.
23. E preva në rrënjë, ai ishte pema ime e preferuar, e kalbur, kërcënuese për themelet e shtëpisë sime.
24. Gratë në familjen time vdesin duke pritur.
25. Sepse unë nuk doja të vdisja duke pritur ty.
26. M’u desh të largohesha, ndihesha e vetmuar kur ai më shtrëngonte.
27. Ti je kënga që e kthej ta dëgjoj sërish, derisa ia mësoj të gjitha fjalët dhe ndihem keq.
28. Ai më dërgoi një mesazh që thoshte “Të dua tmerrësisht”.
29. Zemra e tij nuk ishte aq e bukur saç ishte buzëqeshja e tij.
30. Ne e manipuluam emocionalisht njëri-tjetrin, derisa menduam se ajo ishte dashuri.
31. Falmë, isha e vetmuar, ndaj te zgjodha ty.
32. Jam një e dashur pa të dashur.
33. Jam e bukur dhe e vetmuar.
34.Thellë-thellë, i përkas vetes.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Shënim i përkthyeses: Kur e përktheva këtë poezi, nuk munda të shkëputesha prej saj, i kthehesha dhe e rilexoja vazhdimisht e vazhdimisht… Ka nje kompozicion modern shumë inteligjent dhe po aq iracional saç është edhe vetë dashuria… Dhe një fuqi të madhe të fjalës… Duket sikur kjo poete e nxjerr zemrën jashtë kraharorit kur ulet të shkruajë një poezi. Vargje të tilla si: “Gratë në familjen time vdesin duke pritur”, “Ti je një qytet fantazmë dhe unë jam tepër patriote për ta lënë”, apo “ai pëlqen që të dashurat e tij të mos kenë zë”, të mbeten gjatë në mendje. Një poete e fuqishme! E jashtëzakonshme! (Disa poezi të saj janë muzikuar dhe janë kënduar nga Beyoncé, por kjo ka pak rëndësi…)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top