BURIMI-Miltos Sahturis
Hëna ime e vdekur
ja, dil sërish.
Dua të shikoj të kuqërremtën tënde.
Nuk digjeshe sonte,
ndriçoje,
fytyrën e trembur
dua të të shoh
tani,
sërish dhe sërish.
Atëherë
gjithë trupi im ishte
një plagë.
Hënë,
një plagë
që ndriçon
errësirën e natës.
Hëna ime e vdekur,
dua të shoh të kuqërremtën tënde,
tani,
sërish dhe sërish.
Përktheu: Nilda Baxha
Piktura: Nikolay Ninov
Miltos Sahturis (1919 – 2005), poet grek, athinas, një nga më të rëndësishmit e pasluftës. Është vlerësuar tri herë me çmimin shtetëror nga Akademia e Letërsisë dhe ka qenë kandidat për National Book Critics Circle Award for Poetry.