VIZIONI I JETËS SIME-Theodhoros Makris

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

VIZIONI I JETËS SIME-Theodhoros Makris


Ikin ëndrrat, ikin
Në një rrugë të gjatë, pambarim,
Dikur fëmijë, djalë dje
Dhe sot burrë, të gjitha ikin.

Histori gëzimi dhe trishtimi
Dhe koha ecën duke i marrë,
Të shkuarat që jetova,
Herë të vërteta, herë gënjeshtra.

Oh, sa të ngatërruara në shpirtin tim
E kush mund t’i ndajë…
Si lumë rrjedhin, padukshëm
në kujtesë kthehem dhe vështroj.

Diku shkëlqejnë ca pallate,
Kaloj, por portat kanë mbyllur.
Këtu ca stefanë ngrihen
Kaq shumë rrëmujë tutje – t’hu.

Kështu çdo gjë më ka lënë
Në kaq shumë ëndrra qiellore.
Por asnjë trishtim, aty,
Të gjitha të miat, të gjitha të huaja.

Por ja, dhe dashuria shuhet 
Rrahje – zemrat zgjohen diku
Dhe të tashmet dhe të djeshmet
Qajnë… oh, sa shumë jetova.

Përktheu: Nilda Baxha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top