TË NJOHËSH POETIN DHE GJËSENDIN E MATUR

in Letërsi/Përkthim by

Emile Nelligan lindi më 24 Dhjetor, 1879, në Montreal. Në moshën 16 vjeç publikon poezinë e parë. I portretizuar si “fëmijë i mbyllur dhe i eklipsuar tërësisht nga poezia” është një nxënës me nota të dobëta në shkollë. Ndikimet e para janë klasikët Millevoye, Lamartine, Musset, derisa zbulon poezinë e Verlaine-t, Baudelaire-t, Rodenbach-ut. Pasi është përjashtuar nga një sërë seminaresh me disiplinë fetare, më në fund pranohet në Shkollën Letrare të Montrealit fal talentit të tij. Përgjatë adoleshencës së hershme është i portretizuar nga institucionet shkollore si “një tip i krisur”. Nga njëra anë fjalët e serta të babait “Ti nuk vlen për asgjë!”, duke ia hedhur në zjarr dhe djegur poezitë, edhe nga ana tjetër, zëri i nënës, duke e shndërruar frëngjishten gjuhën në të cilën përzgjodhi të shkruante në një imazh poetik. Përkundër mentalitetit të epokës “ky i ri i krisur përflitet se ka marrëdhënie me një zezake”. Asgjë nuk është e dokumentuar përveç karakterit idilik me të cilin gruaja ka hyrë në universin e tij poetik. Derisa me kërkesën e babait më 9 Gusht, 1899, në moshën 20 vjeç, poetin e mbyllin në azil psikiatrik me diagnozën “I degjeneruar mendërisht. Çmenduri polimorfe. Skizofreni e pashërueshme”. Nelligan-i kaloi 42 vite nëpër azile psikiatrike derisa vdiq më 18 Nëntor, 1941. Njësoj si në vargun i tij “Ku farëzohen dyshimet e porsaçelura të pemëve” rreth viteve 1960, interesi ndaj tij tërheq vëmendjen e krijuesve të rinj franko kanadezë, të cilët shohin te Nelligan-i “poetin që kreu kapërcimin e poezisë franko kanadeze nga forma klasike te ajo moderne”. Në vitin 1991, me rastin e 50 vjetorit të vdekjes, përmblidhet dhe botohet për herë të parë vepra e tij e plotë. Emile Nelligan-i, ashtu si Arthure Rimbaud-i, krijoi përgjatë viteve të rinisë së hershme, pjesa tjetër e jetës ngelet një luftë e vazhdueshme me demonët e tij. Konsiderohet si një nga lirikët më të mëdhenj të poezisë frankofone në Kanada.

 

Ç‘është e trishtë tetorit zëvjollcë

Ç ‘është e trishtë tetorit zëvjollcë
Muzgu
Varrimet e pagjasa të sendeve
Zymtësia
Në dhomën rozë e të bardhë prehet një virgjëreshë
E bardhë dhe rozë
Mullinjtë e fshatrave heshtin. Barinjtë kthehen
Mos harro
Nga hapat e maleve midis rrjedhës së burimeve
Të gurrave të tyre
Ditën tjetër me ta. Krye engjëjt bukolikë
O relike
E ëmbël e një fëmijërie të pagjasë! Dikush midis tyre hesht
Është Fritzi. Ndoshta ai
Dashi që prin kopenë, mbreti i vagabondëve
U prin dallgëve
Hejza. Që e bënë fatkeq! Njëherazi mburoja
Gurrë stralli
Kundër të cilit Koha e pat përdorur limën
Sublimen
Plaku loton vdekjen e vet si një lule dimri
Një kortezh
U formua. Dy krahë vitalë në famulli shpënë
Një lopatë
Në tokën e porsahapur arratia nga jeta
Që nuhat
Të gjitha hapat e dhimbshme. Kallauz në tokën
E vetmuar
Ndër ëndrra dëgjoj vajtimin mbi kambanat
E të afërmve
Në mbrëmje. Mbart për të një kujtim vëllazëror
Luftë e shtrenjtë
Me kohën tjetër. Tek unë, plaga nuk gjakon
Koriçkë ka zënë tashmë
Nga zjarri që përqafon sobën e kuqe
Shkarpat ndër krahë
Kam kaq ethe sa dua krejt botën ta pi
Dhe dallgët e saj
Dhimbje ngulur thellë si një lis mbi truall
I pafjalë
Ç ‘është e trishtë tetorit zëvjollcë
Mugëtira

Përktheu: Flurans Ilia

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top