Varri i zezakes-Emile Nelligan
Asohere vithisur prej nesh i dimrave thëllim
Në të fundmit qiej të zbehtë të marsit, e shpumë
Nëpër shkorretet funebre me aromë kannelle
Ku farëzohen dyshimet e porsaçelura të pemëve
Të lartave degë shpuar me zogj të ndryshëm
Frymëmarrje të trishta gufojnë shpirtrat e tyre
Në limonin e njomë dhe të athët e rikthyem
Që Afrika të flejë në paqe n’gjelbërimin e muajve
Trualli me besim do t’ia mbulojë shpatullat
Ku kumria e bukur në kështjellën e drunjtë
Do vajtojë shpesh temën e njëzet viteve të saj
Ndoshta, do të rikthehet në një të largët pranverë
T’ia zbulojmë zemrën ndër kaçube të fshehta
Tek çelet si një zambak midis trëndafilave të bardhë.Përktheu: Flurans Ilia
Anija e artë-Emile Nelligan
Anija e artë-Emile Nelligan Një Anije e madhe e mbathur në arKaltërsi preknin velat mbi dete