POEZIA NË BURG-Visar Zhiti

in Letërsi/Tharm by

POEZIA NË BURG-Visar Zhiti


MALLKIMI

Të gjithë
të mos kthehen në shtëpi
mbrëmjeve…

Të mos kesh copën tënde të mbrëmjes,
dhomën tënde të mos kesh,
as rrugën, as kthimin.
Tmerrësisht njëlloj të jenë ditët,
pesë herë rresht e premte,
gjithmonë e martë ters,
asnjëherë e diel.
Të mos kesh më shqetësime të vogla
punë lotësh apo kujtimesh,
duke qenë shqetësimi më i madh në botë;

i burgosur!

27. 4. 84


POEZIA E DËNIMIT


DIELLI I DYTË

Shumë gjak
është derdhur mbi këtë botë,
por ende s’e kemi krijuar diellin e gjakut.

Dëgjo, miku im,
këto fjalë që dridhen:
një diell i dytë do të lindë
nga gjaku ynë
në formën e zemrës.



Poezi e viteve ’70, për të cilat autori u dënua me 10 vjet burg. Thirrja për një diell në aktakuzë u “zbërthye” si thirrje për një sistem tjetër, sepse atëherë ishte dielli i socializmit”. (Shënim nga Robert Elsie në librin “The condemned apele” në SHBA, 2005)

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Çikla-Charles Bukowski

Çikla-Charles Bukowski Ështe iluzion nëse mendon se thjesht po e lexon këtë

DON KISHOTI-Nazim Hikmet

DON KISHOTI-Nazim Hikmet Kalorësi i rinisë së përjetshmeNdoqi, rreth të pesëdhjetave,Arsyen që
Go to Top