SHI NATE NË CHICAGO,
I BUKUR, I DHEMBSHUR… Visar ZhitiShi nate në Chicago,
i bukur, i dhembshur,
rrugëve bie dhe brenda nesh,
kaq shumë vezullues sikur thërrmohen yje
ëndrrave në Qiell.
Ti e solle këtë shi
të bukur, të dhembshur
për një lindje të re dite
si të gjitha mëngjeset e 30 gushtit
që vijnë bashkë me ty.
Dhe çdo gjë e ardhur nga lartësitë
qiellore
e shenjtë është, o bir! Po këtë qytet
kush e solli te ne,
erërat dhe dallgët e tua? Kujt i the
të na thërriste?
Një pikë loti këtu
bëhet ky liqen, ti e di, më i madhi
në botë, –
vetëm një pikë loti kështu…
dhe jo vetëm liqen…
Brinjët e mia bëhen brigje.
Ky shi i natës në Chicago bashkon
kujtesën
me përjetësinë,
që s’duket si horizontet, si çdo fund,
që e shohin të tjerët.
Po ta ndezim nga një cigare si dikur,
nga paketa e qiellit
dhe tre qirinj ndizen vetvetiu tani
në të gjitha kishat si në shpirt.
Chicago, 30 Gusht, 2024

Çfarë ndodh me artin nëse ai u gjunjëzohet influencerave për shkak të numrit të madh të ndjekësve?/Visar Zhiti
Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa njerëzve të artit dhe të mendimit në Shqipëri dhe