Planeti me Katër Hëna-Billy Collins
E kam zili planetin me katër hëna.
– Shënimet e Robert Frostit-it.
Ndoshta atij i ndërmendej kënga:
“Çfarë arrin të bëjë pakëz dritë-hëne”
dhe bëhej kurioz
se çfarë do t’arrinte të bënte një lumë i madh dritë-hëne.
Por a nuk do të ishte kjo diçka tepër e mirë?
Dhe çfarë ndodhte nëse ti nuk arrije t’i dalloje
e ato rrinin gjithmonë së bashku
si katërnjake të zbehta duke hyrë në dhomën e ndenjes.
Po, do të kishte dritë të mjaftueshme
për të lexuar një libër apo për të shkruar një letër në mesnatë,
dhe nëse do të kishe pirë mjaftueshëm tekila
ti do të arrije të shihje tetë prej tyre duke u endur të shndritshme atje lart.
Por, pa mendoni për dy të dashuruarit në breg të detit,
krahu i tij hedhur rreth shpatullës së saj të zbuluar,
të emocionuar sesa pranë ndiheshin atë natë
ndërsa ai vështronte njërën hënë dhe ajo një tjetër.Përktheu: Arlinda Guma
Shënim i përkthyeses: Planeti me katër hëna është Jupiteri
I dashur lexues-Billy Collins
I dashur lexues-Billy Collins Baudelaire të konsideron vëlla, dhe Fielding-u të drejtohet pas çdo paragrafisikur të