Mësuesi i Historisë-Billy Collins

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Mësuesi i Historisë-Billy Collins

Duke u përpjekur të mbronte pafajësinë e nxënësve
ai u tha atyre se Epoka e Akullnajave në të vërtetë ishte Epoka e Freskët, një periudhë prej një milion vjetësh kur të gjithë duhej të vishnin pulovra.

Dhe Epoka e Gurit u bë Epoka e Zallit, emërtuar sipas rrugëve të gjata të kohës.

Inkuizicioni Spanjoll nuk ishte asgjë tjetër përveç një vërshimi pyetjesh, si për shembull:
“Sa larg është nga këtu në Madrid?”
“Si quhet kapelja e matadorit?”

Lufta e Trëndafilave u zhvillua në një kopsht dhe Enola Gay hodhi thjesht një atom të vogël në Japoni.

Fëmijët u larguan nga klasa për te këndi i lojërave për të torturuar të dobëtit dhe të zgjuarit,
duke u shkulur flokët dhe duke u thyer syzet,

ndërsa ai mblodhi fletoret e shënimeve dhe u nis për në shtëpi
kaloi pranë shtretërve të luleve dhe gjerdheve të bardhë,
duke u mëdyshur me vete nëse ata do ta besonin që ushtarët, në Luftën e Boerëve, tregonin histori të gjata e të përçartura për të zmbrapsur armikun.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top