Tag archive

Përktheu: Romeo Çollaku

Letërsi

Fragment nga një intervistë e Janis Ricos-it

Janis Ricos Poeti i beson gjithmonë vlerës së jetës, sepse, po ta quante këtë me të vërtetë të kotë, nuk do të kishte arsye pse të shkruante. Madje edhe mohimi i jetës, kur bëhet art, shndërrohet në pohim të saj. Kjo është arsyeja që, kur përballemi me vlera dekadente, përjetojmë një ndjenjë ngazëllimi. Poezia dhe… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Atdheu-Janis Ricos

Atdheu-Janis Ricos   Të vrarët i lanë në fushë me kuajt dhe qenin e zi. Flamurët i kishin fshehur në shpellat shekullore. Ajo ç’quajtëm atdhe ishte gjinkallë, ullinj, puse, landra, dy lopë të zeza që ëndërrojnë poshtë plepave dhe një mermer i thyer në mes të bahçes së verdhë, ku një zog rri mbi njërën… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Harrim-Janis Ricos

Harrim-Janis Ricos   Shtëpia me shkallën e drunjtë dhe portokajtë kundruall malit të kaltër. Nëpër dhoma sillen butë rrethinat. Në dy pasqyrat pasqyrohet cijatja e zogjve. Vetëm në mes të dhomës së gjumit janë braktisur dy pantofla pleqsh. Kështu me t’u ngrysur, të vdekurit kthehen në shtëpi për të marrë ndonjë plaçkë të tyre që… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Ditar internimi-Janis Ricos

Ditar internimi-Janis Ricos (fragment)   Miços i erdhi sot një letër prej vendlindjes së tij, Skopelos, Antigona i shkruan: “Vjeshta në ishull u mbush me zambakë të verdhë. O Miço ziu – i thotë – nuk besoj se i mban mend këta zambakë;. ti nuk merrje vesh nga botanika.” Miçoja fshiu syzet, e lexoi edhe… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Një çikë padjallëzi-Janis Ricos

Një çikë padjallëzi-Janis Ricos   Ditë të qeta me pemë të shumta. Të shkon ky fllad rreth buzëve. Të shkon kjo lule që je duke soditur. Pra, nuk qenkan gënjeshtër deti, perëndimi dhe kjo varkë që lundron trëndafilishtës së muzgut duke patur për pasagjere të vetme një vajzë dhe një kitarë të pikëlluar. Lërmë t’u… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Sonata e dritës së hënës-Janis Ricos

Sonata e dritës së hënës-Janis Ricos (Fragment) Dhe hëna, një vrimë në kafkën e botës – mos shiko ç’ka brenda, është një forcë tërheqëse që të gllabëron – mos shiko, mos shikoni, mbamëni vesh ç’ju them – do të bini brenda. Ky marramemdth i bukur, i lehtë – do biesh – një pus i mermertë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kastanja-Janis Ricos

Kastanja-Janis Ricos   Atje lart, si nesër, i vranë që të dyzetë. Njëzet vjet kaluan. Askush nuk ua përmendi emrat. Ti e kupton jetën tonë. Çdo vit, në ditë si kjo, gjenin poshtë plepave një tjegull të thyer, dy thëngjij të shuar, pak temjan, një shportë me rrush, një qiri prej dylli bletësh me fitil… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Tokë e mihur-Janis Ricos

Tokë e mihur-Janis Ricos Ka ende zogj. Dhe këndojnë. Ka pemë, dhe deti shpërfillës. Cungjet e vreshtave bleruan sërish. Lulëzuan ullinjtë. Gjithë toka mihur nga plugu erëmon. Ti vë re ngjyrën e maleve, gati e kaltër. Bën t’i përgjigjesh zërit të zogjve. S’gjen fjalë. Sytë e tu ngulitur në tokën e mihur që pret lastarët… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Gozhdët-Janis Ricos

Gozhdët-Janis Ricos     E tepërt dhe kjo, ajo edhe tjetra. Ngordhi qeni, ngordhi kali. Kova e zbrazët poshtë shkallës. Peshkatarët shëtitës thërrasin në rrugë. Shtëpia gumëzhin mungesë dhe në pasqyrë, Krishti i zbehtë mbi kryq shtrëngon, si koprrac, në grushte dy gozhdë   Përktheu: Romeo Çollaku Keep Reading

Go to Top