Një çikë padjallëzi-Janis Ricos
Ditë të qeta me pemë të shumta.
Të shkon ky fllad rreth buzëve.
Të shkon kjo lule që je duke soditur.
Pra, nuk qenkan gënjeshtër deti, perëndimi
dhe kjo varkë që lundron trëndafilishtës së muzgut
duke patur për pasagjere të vetme
një vajzë dhe një kitarë të pikëlluar.
Lërmë t’u jap unë rremave,
sikur u jap dy rrezeve të purpurta e të harruara
Përktheu: Romeo Çollaku

Asnjë teori estetike nuk ka për të na mësuar sesi krijohet poezia-Janis Ricos
Janis Ricos Ndërsa gjuha e shkencës është analitike, gjuha e poezisë është sintetike, shprehëse. Në këtë