Sindroma “Madamë Bovari”, çfarë është?

in Letërsi by

Bëni kujdes me trishtimin. Mund të bëhet ves – Gustav Flaubert

Sindroma “Madamë Bovari” ose e quajtur ndryshe “Bovarizmi”, është një shqetësim i sjelljes, i zbuluar menjëherë pas publikimit të romaneve romantikë të shekullit të 19-të. Prej asaj kohe, idealizimi i dashurisë çoi mijëra njerëz drejt frustrimeve dhe zhgënjimeve të shumta. Kërkimi i dashurisë ideale ama, përfundon gjithmonë një një rapot normal në çift.

Le të flasim për një psikopatologji, të përshkruar për herë të parë në vitin 1892 nga filozofi Jules de Gaultier. Bazuar tek vepra Madamë Bovari, ai i referohet protagonistes, Emës, si steriotipi perfekt i njeriut që vuan nga ajo që e quajti ‘një pangopje kronike dashurie’.

Kush është Madamë Bovaria?

Ema Bovari është një personazh i krijuar nga shkrimtari Gustav Flaubert, në vitin 1857. Vepra flet për martesën e saj me Charles Bovarinë, një mjek province i cili e adhuron, por ajo nuk ndjen të njëjtën gjë.

Kërkimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve, i pasionit që ajo lexon nëpër libra, i nxit një pamjaftueshmëri të vazhdueshme emotive. Ema fillon të vuajë nga depresioni dhe Charles vendos të largohet në një qytet të vogël, ku do të njohin një sërë personazhesh të larmishëm.

Ema lejon të joshet nga dy prej tyre, i pari është një student i ri, e pastaj nga një ‘donzhuan’ i quajtur Rodolf. Marrëdhënia me ta është posesive, gjithë xhelozi dhe ka shumë varësi. Momentin kur braktiset nga të dy, vetëvritet duke pirë pluhur arseniku.

Madamë Bovaria, ashtu si Ana Karenina, heq dorë nga familja e saj, nga roli i gruas, për të shkuar pas dashurisë. Ema iu dedikua aq shumë përmbushjes së kënaqësive të saj, saqë ishte e gatshme të shkatërronte familjen, të linte pas dore të bijën apo lë lëndonte njerëzit që e rrethonin.

“Bëni kujdes me trishtimin. Mund të bëhet ves.” – Gustav Flaubert.

Cilat janë karakteristikat e sindromës ‘Madamë Bovari”?

1.Varësi prej romantizmit.

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë nuk dinë të rrinë vetëm. Jetojnë me idenë se do të vijë dita që dikush ta dojë marrëzisht, që do të ndryshojnë jetët e tyre dhe do të çlirohen nga problemet dhe nga rutina. Kur përfundojnë një marrëdhenie, nisin një tjetër menjëherë. I vetmi objektiv që kanë është të gjejnë një njeri si nëpër libra, filma apo seriale televizive.

Çdo herë që fillojnë një marrëdhenie, u kthehet në fiksim. E idealizojnë aq shumë, sa është e pamundur t’i bësh të ndryshojnë mendje, edhe nëse personi në fjalë nuk është i përshtatshëm për ta.

2. Marrëdhënie të pamundura.

Si pasojë e paaftësisë së tyre për të patur një marrëdhenie të vërtete, vrapojnë shpesh drejt dashurive të pamundura. Mund të kenë një partner, e sidoqoftë ndjekin iluzionin e një dashurie ideale me dikë tjetër.

Kjo i bën të palumtur, duke qenë se nuk dinë të rrinë vetëm, rrallë mund të mbyllin një marrëdhenie pa patur një as nën mëngë. Tërhiqen nga marrëdhënie të ndërlikuara ose nga njerëz të vështire, sepse këtë e konsiderojnë romantike dhe pasionale.

3. Pakënaqësi e vazhdueshme.

Kur fillojnë një marrëdhënie, dikush me sindromën “Madamë Bovari” fillon të zbulojë që partneri përkatës është një qënie njerëzore, pra ka të meta. Idealizimi zhduket dhe këtu fillon një dhimbje e re. Nuk e konsiderojnë më si një person të përshtatshëm dhe fillojnë të mos kenë më interes. Këta njerëz nuk gjejnë asnjëherë kënaqësi me askënd, sepse nuk e konceptojnë dot dashurinë pas fazës së rënies në dashuri. Vizioni i një marrëdhënieje bazohet në histori ose personazhe që nuk kanë patur asnjëherë qetësi apo që nuk kanë qënë kurrë në monotoni.

4. Mitizim i personit që do.

Sindroma “Madamë Bovari” provokon një frikë të madhe braktisjeje nga ana e partnerit. Kjo bën që personi të reagojë shumë keq ndaj një ndarjeje dashurie.

Kë godet Bovarizmi?

Edhe pse deri para një shekulli ishte një psikopatologji që mendohej se prekte vetëm gratë, në ditët e sotme mendohet të ketë një ekulibër mes gjinive. Kjo prej faktit se më parë burrat ishin më të përkushtuar ndaj punës, ndërsa gratë ishin shtëpiake dhe i dedikonin më shumë kohë leximit. Kjo i ndihmonte të shkëputeshin prej realitetit, dhe të drejtoheshin në vende ku problemet e së përditshmes nuk ekzistonin.

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë, zakonisht kanë qënë viktima braktisjesh ose kanë patur mungesa afektive gjatë fëmijërisë. Kjo bën që të ketë nevojë për vëmëndje nga ana e partnerit, duke kërkuar dëshpërimisht që ndjenjat e braktisjes të mos shfaqen më.

Ndjesi melankolie dhe trishtimi, janë shenjat kryesore të “Bovarizmit”. Këta njerëz mund të trajtohen me ndihmën e një specialisti. Gjithashtu sindroma e “Bovarizmit” mund të lidhet edhe me shqetësime të tjera serioze, si për shembull; shqetësimi obsesiv, gjë që e bën akoma më të nevojshëm ndërhyrjen.

Bibliografia: Gaultier, J. (1892), Le Bovarysme, la psychologie dans l’oevre de Flaubert, Paris, Francë.

Përktheu: Blerina Berberi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top