Profesori i moshuar-Wisława Szymborska
E pyeta për ato kohë
kur ishim ende shumë të rinj,
të pafajshëm, nguteshim, si gomerë, pa përvojë.Diç ka mbetur, por jo rinia.
– m’u përgjigj.E pyeta nëse është ende i bindur
për ç’është e mirë ose e keqe për njeriun.Ndër gjithë sajesat, është më vdekjeprurësja.
– m’u përgjigj.E pyeta për të ardhmen,
nëse e sheh tërë rrezatim.I kam pirë me lëng librat e historisë.
– m’u përgjigj.E pyeta për fotografinë,
atë që mban në kornizën mbi tavolinë.Ishin, kanë qenë. Vëlla, kushëri, kunatë,
bashkëshorte, çupëz mbi prehrin e saj,
maçok në krahët e çupëzës,
dhe lule e qershizës, dhe mbi atë qershizë
zog i padallueshëm fluturimthi.
– m’u përgjigj.E pyeta nëse i ndodh të ndihet i lumtur.
Punoj.
– m’u përgjigj.E pyeta për miqtë, nëse ende ka të tillë.
Disa nga ish asistentët e mi,
zonja Ljudmilla, që kujdeset për shtëpinë,
ndonjë shumë i ngushtë, por jashtë vendit,
dy zonjat e bibliotekës, të buzëqeshura që të dyja,
i vogli Jas që banon përballë Mark Aurelit.
– m’u përgjigj.E pyeta për oborrin dhe stolin e tij.
Kur mbrëmja është pa re, sodis qiellin.
S’rri dot pa u mrekulluar,
kaq shumë këndvështrime atje lart.
– m’u përgjigj.
Përktheu: Edon Qesari

Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew