Poezi nga Shpëtim Selmani
*
Bie borë.
Nga ballkoni shoh një burrë
që heq bredhin,
(nuk e di a ka veprim më tragjik.)
Ne heqim vitet,
vitet një ditë, heqin secilin prej nesh.
Burri më sheh dhe largohet,
unë rri aty,
me çdo kusht dua të di se çfarë do të ndodhë
me të, por ai ndal dritën.
Tek unë ndizet drita e trishtimit,
një zog agresiv brenda meje
cicëron ashpër.
Burri nuk kthehet,
drita e tij nuk ndizet.
Tek unë ndizet drita e trishtimit.
I lumtur gjithmonë
me brengën si lëkurë,
i lumtur si një këngë,
pa shtegdalje e Radiohead,
largohem andej
dhe shtrihem si diçka
mes djallit dhe detit të thellë,
ngjyrë blu.*_______
*sipas Martin Amis.

Letër poetëve-Shpëtim Selmani
Letër poetëve-Shpëtim Selmani Mbushni xhepat e pantollonave me vjershat e bëra shuk dhe gjuani çdo